Nga Senad Nikshiqi

Të shkosh gjatë dimrit në zonën malore të Dukagjinit në Shkodër është guxim i madh, pasi rruga është e amortizuar dhe deri tani ka marrë 150 jetë njerëzish. Engjëll Radohina, njohës i zonës, por edhe pronar i një firme që ka mjete për mirëmbajtjen e akseve rrugore dje tregoi vështirësitë gjatë një rrugëtimi në makinën e tij. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare“, ai tha se rruga që të çon në Dukagjin është e tmerrshme dhe pa frikë mund të quhet rruga e vdekjes. “Nuk mendoj se ka një rrugë tjetër në Europë, që në aq pak kilometra të ketë një numër kaq të lartë viktimash”, u shpreh Radohina. Ai i bëri apel shtetit që të ndërhyjë me investime në këtë zonë. Ndërkaq, mësohet se që prej 7 ditësh, banorët e Thethit janë të bllokuar nga bora.

shkoder4

Sa e vështirë është të udhëtosh në rrugën që të çon drejt Dukagjinit?
Është shumë e vështirë, sepse njëra anë e rrugës është e amortizuar dhe ana tjetër ka një trashësi bore, që në Qafë-Thore shkon deri në 1 metër.

Është e rrezikshme të udhëtosh në këtë mënyrë?
Shumë e rrezikshme është. Ka afro 50 cm borë këtu ku jemi, mbi Bogë, ndërsa në Qafë-Thore momentalisht ka 1 m bore, ndaj edhe nuk mund të shkohet pa u hapur rruga. Mjafton vetëm 1 sekondë që të shpërqendrohesh dhe rrezikon jetën. Duhet të jesh një supershofer, por edhe një ngasës shumë i mirë i makinës në borë.

Sa persona kanë humbur jetën nga aksidentet në rrugën e Dukagjinit?
Deri më tani, në aksin e Breg Lumit janë 150 persona që kanë humbur jetën nga aksidentet. Nuk mendoj se ka një rrugë tjetër në Europë, që në aq pak kilometra të ketë një numër kaq të lartë viktimash. Është një rrugë e tmerrshme dhe pa frikë mund të quhet rruga e vdekjes. Ama banorët atje ashtu udhëtojnë, aq sa munden, sepse nuk kanë zgjidhje tjetër, janë të detyruar.

Radohina

Momentalisht Thethi dhe fshatrat e tjerë janë të izoluar?
Momentalisht mund të themi se po. Janë afro 150 familje që mund të jenë të izoluara, sepse rruga nga Qafë-Thore është e bllokuar, ndërsa nga ana tjetër është shumë e rrezikshme për të kaluar, për shkak të ngricave dhe trashësisë së borës, që shkon deri në 40 cm.

Deri kur qëndron rruga e bllokuar?
Para 3 viteve unë dhe banorët e Thethit tentuam që me paratë tona të hapim rrugën. Morën në celular ministrin e asaj kohe….

Intervistën e plotë e gjeni sot në Gsh.al http://www.gsh.al/2017/12/08/udhetimi-ferrit-ne-dukagjin-150-persona-humben-jeten-ne-aksidente-radohina-ja-cfare-na-thoshte-ministri-para-tre-viteve-kur-tentuam-te-hapnim-vete-rrugen/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb