Ministria e Jashtme gjermane paralajmëroi kundër udhëtimit në të gjithë Spanjën dhe tre rajone në Kroaci, një vendim që vjen disa orë pas përfshirjes së tyre në listën e zonave të kuqe për COVID-19 nga Qendrat vendore për Kontrollin e Sëmundjeve.

“Paralajmërimi këshillon qytetarët që të shmangin udhëtimet e panevojshme turistike në Spanjë dhe i zonat e njohura kroate, Sibenik-Knin, Split, si edhe ishujt Braç dhe Hvar, për shkak të niveleve të larta të infeksioneve”, thanë autoritetet.

Paralajmërimi i udhëtimit nuk përbën ndalim të udhëtimit, por synon t’u sugjerojë udhëtarëve të rishikojnë planet e tyre.

Gjermania klasifikon si zona me rrezik të lartë vendet ose rajonet me më shumë se 50 raste të reja infektimi për 100 000 banorë, brenda një periudhe shtatëditore.

Klasifikimi i një vendi si zonë rreziku do të thotë se personat që kthehen nga pushimet e tyre janë të detyruar të testohen për virusin dhe të qëndrojnë në shtëpi në karantinë derisa rezultatet e tyre të bëhen të disponueshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb