Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të Albert Gegës, një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit.

Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, shtetasi Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen.

Në atë kohë Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” teksa 36-vjeçari ishte ende në kërkim.

Viktimat

Elvira Jaho – 22 vjece nga Lapardhaja e Beratit

Klara Jaho – 3 vjece e bija

Festim Hoxha – 20 vjec nga Vidhishti i Fierit

Amarildo Kuka – 25 vjec nga Kumani i Fierit

Ndricim Myftari – nga Imshti i Lushnjes

Denimet

Hyqmet Sollaku -21 vjet

Brahim Madhi – 16 vjet

Dashamir Mane – 17 vjet

Albert Gega – 5 vjet

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb