Futbolli është sporti më i ndjekur në botë dhe ka nga ata tifoz që do të bënin gjithçka për të mos e humbur një ndeshje të ekipit të zemrës. Rasti i fundit vjen nga Suedia ku një tifoz ka udhëtuar i vetëm 1200 kilometra për të mbështetur ekipin e Gefle.

Ekipi Suedez fitoi në transfertë kundër Kilmar me rezultatin 1-0. Të mahnitur nga prania e tifozit i gjithë ekipi vendosi të festojë poshtë tribunës ku ishte vendosur ai. Më pas ata e falënderuan për pjesëmarrjen dhe rrugën e gjatë që kishte ndërmarrë. Kjo ngjarje tregon edhe një herë se futbolli është më shumë sesa një sport.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: