Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një shtetas shqiptar pasi ky i fundit tentoi të kalonte kufirin drejt Francës me një sasi prej 23 kilogramësh kanabis.

Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar, më 4 nëntor kur shqiptari u ndalua gjatë një kontrolli rutinë kundër narkotikave nga ana e policisë spanjolle teksa drejtonte automjetin e tij me targa franceze.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, u konstatua se në bagazh ishin fshehur 23 kilogramë marijuanë, ndërsa si pasojë u arrestua 37-vjeçari, i cilli ishte banues në shtetin francez.

Sakaq, oicerët spanjollë shoqëruan 37-vjeçarin dhe konfiskuan lëndën narkotike, për të vazhduar hetimet më tej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb