Një grua nga Zvicra ka ardhur posacërisht në Tiranë për të takuar specialistin e bimëve mjekësore, Ylli Merja, duke besuar tek terapia natyrale për shërimin e problemeve me mesin. Maja Miri, vuante prej kohësh, ndërsa ndjen një përmirësim të ndjeshëm pas këshillave të Merjas.

Në një xhirim për “Vila24” moderuar nga Androniki Kolka ai tregon konkretisht problemet që e kanë shkaktuar këtë problem duke kërkuar zgjidhjet praktike përmes ushtrimeve të specializuara. Mes të tjerash, Merja i sugjeron të mos mbingarkojë veten me pesha apo dhe të bëjë kujdes me drejtqëndrimin e trupit.

Përpjekjet për një shëndet të plotë të zonjës Maja sapo kanë nisur, por këshillat për të vlejnë për të gjithë personat që neglizhojnë me kohë mbajtjen drejt të shtyllës kurrizore e cila jep pasoja të ndjeshme tek shëndeti deri në bllokim të aktivitetit të përditshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb