Dy shtetas turq që kishin udhëtuar nga Stambolli drejt Tiranës janë ndaluar në Rinas, pasi nuk i plotësonin kushtet për të udhëtuar.

Por kur janë njohur me këtë vendim ata kanë kundërshtuar punonjësit e policisë në Rinas, madje edhe kanë goditur efektivët e policisë. Kjo ka sjellë edhe arrestimni e tyre në Shqipëri. Detajet e ngjarjes i bëri të ditura për “BalkanWeb” gazetarja e News 24, Klodiana Lala.

“Ne date 06.07.2020 u be arrestimi ne flagrance i dy shtetasve turq me iniciale A.Ci dhe H.Z për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236/2 dhe 237 te K.Penal.

Arrestimi i tyre u bë për arsye se këto shtetas përgjatë shoqërimit të tyre në zonën e tranzitit, për shkak të kthimit mbrapsht (inad) në Stamboll, kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë goditur punonjësit e policisë të planizuar me shërbim në sportelet e hyrjes se R. Sh”,- thuhet ne njoftimin e policise.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb