Tërmeti i datës 26 Nëntor ka detyruar ministrinë e financave ti dërgoj një udhëzim degës së thesarit në lidhje me sigurimin e fondeve të nevojshme për gjëndjen e emergjencës. Në letrën e siguruar nga “BalkanWeb” ministrja e financave Anila Denaj ndalon procedurat e reja të prokurimit me fondet publike dhe nenshkrimin e kontratave te reja përvec fondeve të emergjencës.

Gjithashtu në letër thuhet se faturat e njësive të qeverisjes brenda vitit 2019 duhet të paraqiten pranë degës së thesarit deri në 15 dhjetor 2019 pasi pas kësaj date nuk do të ketë asnjë faturë për llogari të buxhetit të shtetit për këtë vit. Në letrën që mban datën 2 Dhjetor ministrja Denaj ka renditur edhe pagesat për transaksionet e shpenzimeve që kanë prioritet:

 

Urdhri Mf
Urdhri Mf

“Faturat e njësive të qeverisjes të paguhen deri më 15 dhjetor. Pas kësaj date asnjë faturë nuk do të paguhet për llogari të buxhetit. Ndalohet nënshkrimi i kontratave të reja. Asnjë procedurë e re prokurimi me fondet publike”, thuhet në udhëzimin e Denajt.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb