TIRANE-Në vitin 2019 maturantët do të zhvillojnë vetëm 1 provim me zgjedhje, jo më 2, siç ka ndodhur që nga viti 2006, kur në sistemin e mesëm arsimor u aplikua për herë të parë testimi përmes parimit meritë-preferencë.

Kjo është bërë e ditur përmes një udhëzimi të firmosur më datë 14 shkurt të këtij viti nga Ministria e Arsimit, ndërsa ky vit do të jetë i fundit ku maturantëve do t’u duhet të kryejnë 2 provime me zgjedhje.

Sakaq, maturantët e vitit 2019 do të japin 2 provime të detyruara, njësoj si praktika klasike e maturës, që janë gjuha shqipe, letërsia dhe matematika dhe 1 provim me zgjedhje, që mund të jetë e ndryshme për çdo kandidat, njofton ata.

Sipas këtij udhëzimi, lëndët me zgjedhje që mund të zgjedhë një maturant janë 8: Kimi, Biologji, Fizikë, Histori, Gjeografi, Qytetari, Filozofi, Sociologji dhe Ekonomi. Vitin e ardhshëm shkollor maturanti do të ketë të drejtë të zgjedhë cilëndo nga këto 8 lëndë, pra edhe nëse nuk e ka zhvilluar si lëndë gjatë 3 viteve të shkollës së mesme. Viti 2018 do të jetë i fundit, kur matura shtetërore zhvillohet me 5 provime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: