Ky Europian i ka përmbajtur të gjitha, spektakël, gola dhe emocion, por edhe momente dramatike.

Këtu e kemi fjalën për incidentin e ndodhur në pjesën e parë të sfidës mes Danimarkës dhe Finlandës, ku mesfushori Christian Eriksen, pësoi arrest kardiak dhe ra pa ndjenja në mes të fushës.

Ai u shpëtua falë ndërhyrjes së shpejtë në zemër, e tanimë, ndodhet i qetë me familjen. Por UEFA, ka bërë një dhuratë të madhe për danezin. Nëpërmjet një komunikate zyrtare organi i lartë i futbollit njofton se Chris, bashkëshortja e tij dhe 6 mjekët që e ndihmuan të shpëtonte janë ftuar të marrin pjesë në finale e Wembley-t që luhet më 11 korrik.

Një nga mjekët, i quajtur Peder Esgaard, ka thënë se është i nderuar që mori një ftesë VIP nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

“Unë jam i ngazëllyer, si një fëmijë në prag të Krishtlindjes. Jam shumë krenar për përpjekjet e mia, por edhe për të gjithë ekipin. Shpresoj të shoh Danimarkën kundër Italisë. Kjo do të ishte vërtet e madhe. Thjesht imagjinoni nëse ata bëhen kampionë të Evropës”, ka thënë Ersgaard për revistës Fagbladet FOA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb