UEFA së fundmi ka marrë shumë kritika nga skuadra të ndryshme si në “Champions League” ashtu edhe në “Europa League” për mospërdorimin e sistemit teknologjik “VAR”.

Në fillim ishte federata franceze që protestoi për eliminimin e Paris SG dhe pas indinjimit të shtuar spanjoll, gjerman dhe italian, duket se në selinë e UEFA-s po mendohet tashmë në mënyrë jo radikale për teknologjinë.

Raportohet se këto vende kanë një ndikim të madh në futbollin kontinental dhe për këtë arsye presidenti Ceferin po detyrohet që ta përfshijë sistemin e video arbitrimit në garat e eliminimit direkt. Kjo pritet të aplikohet në Ligën e Kampioneve dhe në Europa League, duke nisur nga sezoni 2018-19.

Si kurrë më parë në “Champions” këtë vit janë evidentuar gabime vendimtare nga ana e arbitrave dhe produkti final që përfshin ndikimin e sponsorëve, publikut, dhe vetë spektaklit, është një makinë parash që nuk duhet cenuar.

UEFA po mendon për një kompromis që të kënaqë të gjitha palët, si ato që janë besnike ndaj futbollit të vjetër, ashtu dhe atyre që pretendojnë më tepër drejtësi në fushë, edhe pse kjo sjell shpeshherë situata të pakëndshme dhe pritje të padurueshme për sistemin VAR.

Në horizont gjithashtu është Europiani 2020, një kohë jubilare në 60 vjetorin e këtij turneu, dhe UEFA kërkon të mos kapet në befasi me pakënaqësitë e tifozëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: