Çështja e Juventusit shtrihet edhe në nivel evropian. UEFA, duke pranuar ftesën e La Ligës dhe Javier Tebas, në fakt ka hapur një hetim zyrtar për llogaritë e klubit të Juventusit.

Hetimi nga Dhoma e Parë e CFCB do të fokusohet në shkeljet e supozuara financiare të bëra publike së fundmi pas procedurave të kryera nga Consob dhe Prokuroria Publike e Torinos.

Fair Play Financiar do të jetë një subjekt i cili do shqyrtohet me kujdes. Nëse vërtetohet se Fair play është shkelur, atëherë do të merren masa ndaj klubit.

Kujtojmë se situata te ky klub nuk është aspak e mirë, pasi te bardhezinjvë dhanë dorëheqjen para pak ditësh një sërë drejtuesish, duke filluar që nga ish-Presidenti Agnelli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: