Tashmë është zyrtare: Finalja e Champions League, e cila ishte në program për tu zhvilluar në Rusi, më 28 maj, në stadiumin “Gazprom Arena”, ndryshon menjëherë destinacion pas sulmeve të fundit që Rusia ka ndërmarrë kundër Ukrainës. Pak ditë më parë kryeministri britanik, Boris Jonson dhe anëtarë të tjerë të Parlamentit Europian, i kërkuan UEFA ti hiqe Rusisë organizimin e finales së turneut më të rëndësishëm evropian në rang klubesh.

Champions
Champions

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i mbledhur urgjentisht këtë të premte, ka vendosur që finalja e Champions League e sezonit 2021-2022 do të s’postohet tashmë në Paris, në Stade de France në Saint-Denis.

Ky vendim ishte logjik dhe i pashmangshëm në një kohë kur sanksionet ndaj Rusisë vijnë nga të gjithë anët, në këto kushte as UEFA nuk mund të qëndronte pas.

I njëjti fat pritet të jetë edhe për ndeshjet e “play-off” të Botërorit, ku Rusia pret Poloninë, ndërsa e njëjta logjike do të ndiqet edhe për ndeshjet në Europa League, ku marrin pjesë ekipet Ruse.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb