Plani i UEFA-s për të përfunduar sezonin 2019/2020 është i qartë, i pasqyruar edhe një herë nga presidenti Ceferin: “Mendoj se pjesa më e madhe e ligave europiane, 80% e tyre, do ta përfundojnë sezonin. Kush nuk do ta bëj këtë, është vendim autonom i tyre, do ti duhet të luajnë më pas në kualifikuese nëse dëshirojnë të marrin pjesë sezonin e ardhshëm në kompeticionet e UEFA-s”. Në intervistën e tij për beIN Sport, Ceferin theksoi se edhe ky sezon i Champions dhe Europa League do të përfundoj:

2. Ceferin Jep Shprese, Futbolli Kthehet Pa Tifoze
2. Ceferin Jep Shprese, Futbolli Kthehet Pa Tifoze

“Edhe kompeticionet europine do të kompletohen, do të përfundojnë në fushë nëse gjerat vijojnë kështu siç i kemi parashikuar. Mendoj se gjëja më e rëndësishme është të kemi një klasifikim përfundimtar dhe të qartë, në mënyrë që të skicojmë sezonin pasues. Mendoj se të ndërpresësh sezonet kaq herët nuk është ideale, gjërat mund të përmirësohen, vijon Ceferin duke iu referuar asaj që ndodhi në Ligue 1. Po nëse ky vendim vjen nga qeveria e jo nga Federata? Sipas meje vendimi i Francës ishte i nxituar por këto janë gjëra që nuk i përkasin UEFA-s. PSG dhe Lion do të luajnë në Champions por nuk besoj se është diçka e mirë të qëndrosh kaq gjatë pa luajtur dhe më pas të lush ndeshje të një niveli të lartë në Champions, por e ritheksoj, ky nuk ishte një vendim i UEFA-s”. Në fund edhe një koment për sezonin e ri dhe për Fair Play Financiar: “Do të gjejmë një zgjidhje ekonomike duke e përshtatur me vështirësitë që ka sjell kjo pandemi, situata financiare e klubeve nuk është e lehtë”, u shpreh presidenti i UEFA-s.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: