Ashtu siç pritej UEFa dënoi Bullgarinë për sjellen raciste të tifozëve të saj në ndeshjen kundër Anglisë për eliminatoret e Euro 2020. Komisioni I Disiplinës dhe Etikës në qeverinë europiane vendosi që kombëtarja bullgare të luajë dy ndeshje pa tifozë, ndërsa Federata të paguajë rreth 84 mijë euro gjobë. Një penalizim relativisht i lehtë në krahasim me ngjarjet e rënda në stadiumin e Sofies.

Bulgaria
Bulgaria

Me koret raciste dhe gjestet naziste, tifozët bullgarë bënë që ndeshja të ndërpritej në dy raste dhe për këtë arsye pritshmëritë ishin për një dënim ekzpemplar. Për këtë arsye, pas vendimit të UEFA-s, me të zhgënjyer kanë mbetur anglezët dhe sidomos mediat britanike. Ato e kanë cilësuar si një “Fatkeqësi” këtë dënim të butë për Bullgarinë, teksa akuzojnë UEFA-n se nuk po bën asgjë për të luftuar racizmin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Faqet e para të mediave angleze janë mbushur me tituj kritikë ndaj qeverisë europiane të futbollit, duke nënvizuar faktin se racizmi i tifozëve bullgarë është i përsëritur. Sipas të përditëshmeve brikanike masat e marra deri tani nga UEFA nuk kanë asnjë efekt ndaj këtij fenomeni.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb