Takimi mes Moldavisë dhe Shqipërisë do të gjykohet nga arbitri anglez Kristofer Kavag, që gjykon për herë të parë në karrierë një sfidë ndërkombëtare. 34-vjeçari Kavang cilësohet si një nga arbitrat më të mirë aktualisht në Angli, ndërsa në fundmi në kampionat ka gjykuar takimin Liverpul-Lestër, që u fitua në çastet e fundit nga “Reds”-at falë penalltisë së Milnerit.

Takimi Moldavi-Shqipëri, që do të luhet të hënën në mbrëmje në Kishinau, ka thjesht vlera statistikore, pasi nuk përcakton asgjë në fatet e grupit H, me Francës dhe Turqinë, që kanë siguruar praktikisht biletat për në Euro 2020. Ndihmës të 34-vjeçarit janë Daniel Kuk dhe Konstantin Hatdziakis.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb