“UEFA është totalisht e shokuar nga sulmi i tifozëve të Roma kundër tifozëve të Liverpool dhe mendimet tona janë të gjitha për viktimën dhe familjen e tij.”

Kjo ka qenë fjalia e parë e reagimit të UEFA-s lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmë në qytetin e Liverpool para sfidës së “Champions League” kundër Romës.

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga 2 tifozë të verdhekuqve një mbështetës i skuadrës së Liverpool, 53-vjeç, ka hyrë në koma të pakthyeshme, duke e bërë të pashmangshme vdekjen e tij.

“Autorët e këtij sulmi të turpshëm nuk kanë lidhje me futbollin dhe nuk kanë vend në këtë sport dhe mendojmë se do të trajtohen me ashpërsinë maksimale nga autoritetet,” – vazhdon komunikata e UEFA, që e mbyll duke thënë se është në pritje të raporteve të plota përpara se të marrë masa disiplinore

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb