UEFA po planifikon që faza finale e Champions dhe Europa League në muajin gusht të luhet me një publik minimal në shkallët e stadiumit. Ky do të jetë një faktor i rëndësishëm, ndonëse jo vendimtar, për të përcaktuar selitë që do të mirëpresin ndeshjet dhe që do të marrin vendin e Stambollit dhe Gdanskut.

Për momentin, kryeqyteti portugez Lisbona, shikohet si favoritja për të pritur fazën finale të Champions, ndërsa për Ligën e Europës po mendohet për Frankfurtin dhe tre qytetete të tjera në Gjermami.

Ditët e ardhshme do të jenë të rëndësishme për të kuptuar nëse do të ketë garanci për një hapje të pjesshme të stadiumeve. Me kalendarin e ngarkuar nga emergjenca e koronavirusit dhe është e sigurt do që të kemi formatin e shkurtuar duke luajtur vetëm një përballje para finales. Gjithsesi, kjo do të varet nga kurba e infektimeve deri në muajin gusht.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb