Rritja e numrit të prekurve me Covid-19 në Spanjë, raste të shtuara edhe në ekipet e futbollit, shqetësoj jo pak jo vetëm klubet por dhe vetë UEFA-n. U diskutuan skenarë të ndryshëm, madje kishte dhe presidente si ai i Napolit i cili ishte kategorikisht kundër zhvillimit të ndeshjes Barcelona-Napoli në “Camp Nou”:

“Nëse kanë vendosur që ndeshjet e Champions të zhvillohen në Portugali nuk e kuptoj pse ne nuk mund të luajmë atje. UEFA na trajton sikur të jemi në shkollë, është absurditet që nuk ka pyet, fundja bën gjithçka me lekët tona. Nga Spanja vijnë lajme shqetësuese, frika ekziston por në UEFA nuk merret parasysh mendimi jonë”, u shpreh presidenti i Napolit, deklaratë e cila solli menjëherë reagimin e UEFA-s: “Ndeshja Napoli-Barcelona do të zhvillohet në “Camp Nou” sipas programit”, ky konfirmim vjen pasi drejtuesit e UEFA-s kanë marrë garancinë e plotë nga Barcelona se ndeshja mund të zhvillohet pa asnjë problem dhe në kushte absolute sigurie.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb