Juve mori një goditje të fortë në Serie A, -15 pikë janë shumë, duke venë ndjeshëm në pikëpyetje objektivat e të tashmes dhe të ardhmes, por në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” i druhen një dënimi akoma më të rëndë, këtë herë nga UEFA. Deri më tani qeveria e futbollit evropian ka qëndruar në heshtje, asnjë reagim zyrtar, pasi fillimisht presin përgjigjen përfundimtare nga autoritet italiane, me gjyqin që parashikohet të zhvillohet në mars.

Cerferin
Cerferin

Pavarësisht situatës së rëndë, UEFA është gati t’i zgjas dorën Juventusit, por vetëm me një kusht, të tërhiqet publikisht nga projekti i Superligës. Tani që Andrea Agnelli, armiku më i madh i Ceferin, është tërhequr nga drejtimi i Juves, UEFA është e gatshme të negociojë me drejtuesit e ri të klubit torinez, gjithnjë nëse distancohen nga projekti i Superkupës. Gjithsesi, në çdo rasat, nëse FIGC konfirmon dënimin për Juve do të jetë e vështirë që të marrin pjesë në turnet që organizon UEFA edhe nëse arrin që të kualifikohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: