Mesfushori portugez Renato Sanches është zgjedhur si lojtari i ri më i mirë i evropianit EURO 2016.

Në garë ishin të gjithë lojtarët që kanë lindur pas janarit 1994. Vendimi për çmimin është marrë nga vëzhguesit teknikë të UEFA-s të udhëhequr nga Ioan Lupescu dhe ku bëjnë pjesë Sir Alex Ferguson dhe Alain Giresse.

Renato Sanches kurorëzon me çmim një turne sensacional, ku në 3 ndeshjet e para e nisi nga stoli, për të fituar vendin si titullar në ndeshjen me Poloninë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb