Episodi i Christian Eriksen në “Euro 2020” mbetet në memorien e shumë tifozëve dhe jo vetëm atyre. Mjekët që i kanë shpëtuar jetën atij dhe kapiteni i kombëtares daneze, Simon Kjaer, janë vlerësuar me çmimin e Presidentit të UEFA-s.

Menjëherë kanë ardhur falënderimet e mesfushorit të Inter-it: “Dua të falënderoj Morten , Morten dhe mjekët që më kanë ndihmuar në Parken më 12 qershor. Keni bërë një punë të shkëlqyer dhe më keni shpëtuar jetën”, ka qenë mesazhi i Eriksen.

“Një falënderim të madh edhe për mikun tim dhe vëllanë Simon dhe shokët e kombëtares për mbështetjen e tyre, si më 12 qershor edhe më pas. Falënderoj të gjithë tifozët për mesazhet. Kanë qenë shumë të rëndësishëm dhe na kanë dhënë një forcë të madhe” – përfundoi Eriksen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb