Organizmi më i lartë i futbollit europian, UEFA, ka publikuar renditjet e klubeve për vitin 2018-2019.

Lista kryesohet nga 13 herë kampionët e Ligës së Kampionëve, Real Madrid, ndërsa më pas renditet skuadra gjermane e Bayern Munchen.

Gjermanët renditen me 112 mijë pikë, ndërsa madrilenët fluturojnë të parët  me 131 mijë  pikë. Krahas gjigantëve botëror, në listë janë edhe klubet shqiptare, të cilat kanë nisur “pikiatën” me përjashtim të Shkëndijës së Tetovës.

Klubi tetovar pozicionohet në vendin e 161, vlerësim ky që nuk është arritur asnjëherë nga ekipet  maqedonase. Tetovarët arritën të shkojnë deri në fazën e “Paly-Off” të Ligës së Europës.

Ndërkohë, ekipet shqiptare të futbollit nuk kanë rikuperuar pikë, por shenjat e rënies janë të frikshme. Skuadra e Skënderbeut renditet e 150-ta duke humbur disa pozicione, ndërsa Kukësi renditet në vendin e 201.

Ndërsa, Partizani vijon rënien e lirë, pasi renditet në vendin e 317, pasur nga skuadra kurbinase, e cila pozicionohet në vendin e 338.

Tirana renditet e 376-ta. Kryeqytetasit ranë nga Kategoria Superiore, por pas një sezoni të ngjeshur, bardheblutë u rikthyen në elitën e futbollit shqiptar.

Skuadra kampione e Kosovës, Drita, renditet në vendin e 372-të. Ekipi durrsak i Teutës renditet në vendi 378, i pasuar nga Flamurtari në vendin e 379 dhe Prishtina në të 402.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb