UEFA ka reaguar menjëherë pas vendimit të federatës belge e cila vendosi të mbyll përpara kohe sezonin duke i dhuruar titullin kampion Clube Brugge: “I kemi kërkuar të gjithë federatave të zhvillojnë një plan, një kalendar brenda muajit maj, ku të planifikohet zhvillimi i ndeshjeve edhe në periudhën korrik-gusht. Jemi të bindur se futbolli mund të rifillojë në muajt në vijim, në bazë të kushteve të diktuara nga autoritetet publike, dhe besojmë se çdo vendim për të braktisur në mes aktivitetet kombëtare në këtë fazë është i parakohshëm dhe i pajustifikuar”, shkruhet në letrën që presidenti Aleksander Ceferin ka firmosur përkrah presidentit të shoqatës së klubeve Europiane (ECA), Andrea Anjeli dhe Lars-Krister Olson, presidentit të Shoqatës së Ligave Europiane (EL).

Ceferin
Ceferin

Në këtë pikë UEFA nuk bën kompromis, madje kërcënon: “Meqë pjesëmarrja në kompeticionet e klubeve të UEFA-s përcaktohet nga rezultati sportiv i arritur në fund të një kampionati kombëtar të plotë, një mbyllje e parakohshme do të hidhte dyshime mbi plotësimin e këtij kushti. UEFA rezervon të drejtën të vlerësojë përputhshmërinë e klubeve që do të pranohen në kompeticionet e edicionit 2020-2021, në përputhje me rregulloret përkatëse të garave. Ne e dimë se sa ju të gjithë ndani me ne parimet bazë të sportit tonë dhe ndjejmë mbështetjen tuaj në misionin tonë për të mbrojtur integritetin e kompeticioneve të tij”, shkruhej në letrën e UEFA-s.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: