Qeveritë e vendeve të ndryshme do ta kenë topin në fushën e tyre për të vendosur, por UEFA ka theksuar sërish sot se është e mundshme të programohet rifillimi i veprimtarive të ndërprera nga emergjenca e koronavirusit. Sigurisht, duke respektuar protokollet sanitare që çdo federatë do të bashkërendojë me legjislacionet e shtetit që i përkasin.

Një qëndrim zyrtar ky i dhënë nga profesori Tim Mejer, presidenti i Komisionit Mjekësor të UEFA-s: “Në diskutimin e rifillimit të futbllit në nivel elitar, shëndeti i lojtarëve dhe i të gjithë atyre që janë të përfshirë në këto ndeshje si dhe i publikut, është i rëndësisë thelbësore”.

“Të gjitha organizatat futbollistike që po planifikojnë rifillimin e veprimtarive të tyre do të realizojnë protokollin e plotë që diktojnë kushtet sanitare dhe shëndetësore për të garantuar që të jetë i sigurt shëndeti i njerëzve të përfshirë në ndeshje dhe që të ruhet integriteti i politikave publike. Në këto kushte dhe në respekt të plotë të legjislacioneve lokale, është e mundur të planifikohet rifillimi i veprimtarive të ndërprera gjatë sezonit 2019-20”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb