UEFA ka lajmëruar ditën e mërkurë një videokonferencë me sekretarët e përgjithshëm të 55 federatave për të bërë përmbledhjen e situatës pas ndalesës totale të detyruar nga emergjenca e koronavirusit. Në rend të ditës parashikohet një përditësim në proceset e bëra nga dy grupet e punës të krijuara dy javë më parë dhe shqyrtimi i opsioneve reale për të riprogramuar ndeshjet.

Konferenca do të shqyrtojë dhe zhvillimet në të gjitha veprimtaritë e UEFA-s për klubet dhe kombëtaret dhe do t’i vlerësojë sipas nivele të FIFA-s dhe ato europiane çështjet e kontratave të lojtarëve si dhe sistemin e transferimeve.

Mundësitë në tavolinë nuk janë të shumta, duke parë që fatet e Champios dhe Europa League varen thelbësisht nga veprimtaritë kombëtare. Numri një i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, pat thënë se ishte i gatshëm të kryente dhe një mbivendosje të eventeve nëse kjo do të shërbente për të shpëtuar sezonin, pra që ndeshjet e kampionatit dhe Kupat e Europës të luhen në të njëjtat mbrëmje.

Sigurisht më e koklavitur rruga që sheh fillimisht përfundimin e veprimtarive kombëtare dhe më pas zhvillimin e ndeshjeve të mbetura europiane. Rrezikohet të shtyhen shumë më tej në kohë. Të mërkurën situata do të jetë më e qartë edhe pse, natyrisht, çdo gjë do të varet në mënyrë eskluzive nga situata e infektimeve në Europë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb