Juventus, Real Madrid, Barcelona dhe Milan nuk janë tërhequr zyrtarisht nga projekti i tyre për të krijuar Super League, ky fakt ka bërë që UEFA të mendojë skenarin e fundit, përjashtimin e katër “rebelëve” nga kompeticionet që ajo organizon, Champions dhe Europa League. Ky lajm i bërë publik nga ESPN sjell skenarë të bujshëm në vijim pasi bëhet fjalë për katër nga klubet më të rëndësishme në Europë. ESPN i referohet edhe ultimatumit të fundit të bërë nga presidenti Ceferin: “Kushdo që do të vijojë të jetë i përfshirë në Super League, në të ardhmen nuk do të luaj në kompeticionet e UEFA-s”.

1. Perplasje Totale Ceferin Paralajmeron Perjashtimin E Rebeleve, Vendimi Te Premten
1. Perplasje Totale Ceferin Paralajmeron Perjashtimin E Rebeleve, Vendimi Te Premten

Në dhjetë ditët e fundit UEFA ka gjetur akordin me ekipet e tjera që u tërhoqën nga ky projekt, të gjithë anglezet dhe Atletico Madrid ndërsa janë shumë pranë gjetjes së një akordi edhe me Inter. Gjithnjë sipas ESPN, nëse Real Madrid, Juventus, Barcelona dhe Milan nuk tërhiqen në kohë nga ky projekt, UEFA parashikon ti ndalojë për të luajtur në dy vitet e ardhshme në Champions dhe Europa League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb