Përshëndetja e përsëritur e lojtarëve turq ndaj ushtrisë së Turqisë që po lufton kundër kurdëve dhe është futur thellë në territorin sirian, ka irrituar së tepërmi vendet e ndryshme europiane, por edhe vetë UEFA-n, që e ka cilësuar të papranueshme një sjellje të tillë. Hera e parë ishte në takimin ndaj Shqipërisë dhe më pas në Paris ndaj Francës, por më herët kryeministri Makron, por edhe ministri i jashtëm Lë Drian, bojkotuan takimin ndaj Turqisë.

Ndërkohë UEFA ka çelur një hetim disiplinor ndaj Turqisë, por përveç kësaj, qeveria e futbollit europian po mendon ta përshkallqëzojë qëndrimin e saj ndaj përfaqësueses së drejtuar nga Senol Gynesh. Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, UEFA po mendon t’ia heqë Stambollit të drejtën për të organizuar finalen e Champions League këtë sezon, e cila i ishte caktuar stadiumit “Ataturk”, çka do të ishte një goditje e madhe për imazhin e Turqisë dhe kryeqendrës së saj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb