“EURO 2024”- Kampionati Europian i Futbollit në vitin 2024 do të zhvillohet në Gjermani. Organizmi më i lartë i qeverisë së futbollit europian, UEFA, vendosi t’i besojë  shteti të Gjermanisë pritjen e garës për më të mirin e Europës.

Në garë për këtë  kompeticion ishte edhe Turqia, por pas shqyrtimeve të hollësishme, UEFA ka hedhur poshtë propozimet e Turqisë duke i hapur dritën jeshile Gjermanisë.

Propozimet e bëra nga Gjermania kanë bindur strukturat drejtuese të UEFA-s, veprim ky, i cili u pasua me zyrtarizmin final.

Të pranishëm për të pritur këtë vendim ishin Philip Lahm dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Grindel. Pas zyrtarizmit, ata mbajtën edhe fjalën përshëndetëse. Në kandidaturën tashmë të s’kualifikuar, siç ishte ajo e Turqisë, UEFA e kontestoi për faktin se në raport nuk saktësohej ruajta e të drejtave të njeriut në “Euro 2024”.

“Falënderoj Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s për besimin që na dha, kjo është e pabesueshme. Ky vendim është ndjenjë përgjegjësie. Ne do të bëjmë gjithçka për të përmbushur pritshmëritë e këtij kompeticioni që na është besuar”, tha kreu i Federatës gjermane, Reinhard Grindel.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb