Ekziston ende mundësia që UEFA të kryejë një lëvizje të madhe për të zhvendosur finalen e Champions League.

Bazuar tek disa faktorë, mbetet e vështirë që finalja e 29 majit mes dy skuadrave angleze, diktuar nga kushtet e pandemisë të luhet në Stamboll.

Turqia është e mbyllur ndërkohë që me Britaninë e Madhe ka kufizime fluturimesh. Gjithsesi qeveria britanike po bën përpjekje me UEFA dhe FA teksa të hënën kanë një takim virtual për të marrë një vendim.

Në rast se finalja luhet në ‘’Wembley’’ atëhere stadiumi mund të presë 20 mijë tifozë, ndërkohë që opsion për UEFA-n mbetet edhe Portugalia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb