UEFA ka bendosur që t’i paguajë përpara kohe klubet për lojtarët që ata kanë në ekipet kombëtare. Një mënyrë kjo për të ndihmuar shumë shoqëri në vështirësi ekonomike për shkak të emergjencës së Covid-19.

“Klubet europiane janë pjesë integrale e suksesit nëpër veprimtari të ekipeve tona kombëtare. Për rrjedhojë, një pjesë e fitimeve nga veprimtaritë e skuadrave kombëtare do t’u shpërndahet klubeve që kanë lënë lojtarët të bashkohen. Në këto kohëra të vështira ku shumë klube po përballen me probleme financiare, është detyra jonë që të bëjmë të mundur që klubet të marrin këto pagesa sa më shpejt,” ka sqaruar presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Sipas mekanizmit të shpërndarjes të aprovuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA.s, do të shpërndahen 70 milionë euro mes klubeve që kanë lënë të lirë lojtarët për kualifikimiet e europianit dhe të Ligës së Kombeve, ndërsa 130 milionë të tjera do të shpërndahen për klubet që do ta bëjnë këtë gjë për Euro2020. Këto pagesa do të shkojnë për një numër të madh klubesh, 676 nga 55 federata kombëtare do të marrin nga 3200 deri në 630 mijë euro për kontributin e tyre në sezonin 2018-20.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb