Sfida e kthimit në “Champions League” në ‘Vodafone Arena’ të Stambollit mes Besiktas dhe Bayern Mynchen, u ndërpre për disa sekonda në pjesën e dytë për shkak se një mace zbriti në njërin nga këndet e fushës.

Të shumta ishin ‘memet’ që u bënë me këtë ngjarje, madje vetë faqja e klubit bavarez i postoi në rrjetet sociale. Por nëse për dikë mund të ketë qenë diçka e vogël dhe qesharake kështu nuk mund të thuhet për UEFA-n.
DYRauDiXUAA1A1w
Institucioni më i lartë drejtuesi i futbollit në Europë ka nisur një hetim për ngjarjen në fjalë duke akuzuar Besiktas për mospërmbushjen e plotë të detyrave të organizimit të takimit.

Vendimin UEFA do ta bëjë të ditur më 31 Maj. Institucioni e akuzon shoqërinë “pamjaftueshmëri organizimi (kafshë në fushën e lojës) sipas neneve të përcaktuara nga kjo federatë. Megjithatë kjo nuk është akuza e vetme me të cilën duhet të përballet klubi turk, pasi mund të merren masa disiplinore edhe për hedhjen e objekteve të ndryshme në fushën e lojës nga ana e tifozëve dhe bllokimin e shkallëve të stadiumit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb