Rrëshket mbledhja e radhës e UEFA-s. Takimi që vetë Nioni e kishte lajmëruar se do ndodhte më 27 maj, do të zhvillohet më 17 qershor. Ky vendim vjen për t’u dhënë më shumë kohë federatave dhe ligave për të kthyer një përgjigje përfundimtare në lidhje me rifillimin.

“UEFA ka lajmëruar sot se takimi i saj i radhës i Komitetit Ekzekutiv, fillimisht i parashikuar të kryhej më 27 maj, është shtyrë më 17 qershor këtij viti, për shkak të disa pikave ende të mbetura në diskutim sa i takon riorganizimit të Euro2020 vitin e ardhshëm” lexohet në komunikatën e shpërndarë nga qeveria europiane e futbollit.

Pavarësisht se në lajmërim flitet për Europianin, e vërteta ka të bëjë me kërkesat e qeverive dhe federatave, të cilat një javë përpara se të skadojë afati i fundit i vendosur nga Nioni për rifillimin, ende nuk i kanë të qarta idetë. Të gjithë janë dakort që të mos marrin vendime të nxituara në këtë javë, ndaj dhe UEFA ka vendosur t’i kënaqë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb