Aleksander Ceferin, president i UEFA-s, është rikthyer edhe një herë të flas për Superligën, për klubet rebele dhe mundësinë që ata të largohen apo të dënohen:

“E vërteta është se nuk kam folur kurrë me ta, kontakti i vetëm ka qenë në zyrat e gjykatës, ata provuan të ta sfidonin. Ne të UEFA-s nuk kemi thënë kurrë se ata nuk mund të luajnë në turneun e tyre, mund ta bëjnë nëse dëshirojnë. Nëse ata vendosin të luajnë në një turne tjetër, nuk mund të luajnë në kompeticion tonë. UEFA nuk është monopol, mund të krijojnë UEFA-n e tyre nëse duan.

Perez Ceferin Uefa Real Madrid
Perez Ceferin Uefa Real Madrid

A mund të dënohen Juventus, Real Madrid dhe Barcelona pas vendimit të marrë nga Gjykata Tribunale e Madridit? Po, natyrisht që është e mundur, por të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh ndër të tjera Ceferin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb