Një penallti e dyshimtë e dhënë për Real Madridin në ndeshjen kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, ka rihapur edhe një herë debatin për aplikimin e sistemit VAR në gara evropiane.

UEFA ka mbajtur qëndrim zyrtar, duke thënë se nuk është ende gati për aplikimin e sistemit në ndeshjet e Ligës së Kampionëve apo Ligës së Evropës.

Megjithatë, FIFA ka kërkuar nga UEFA që ta instalojë teknologjinë në ndihmë të gjyqtarëve.

“Mendoj se UEFA duhet të fillojë punën për instalimin e teknologjisë në ndeshjet ku është vetë organizatore. Sigurisht që kemi besim te gjyqtarët, por teknologjia do të ndihmonte në shmangien e gabimeve. Teknologjia do të shuante të gjitha dilemat e klubeve, pasi do të ndërhynte në kohë. Duhet të respektohen milionat që investohen nga shumë klube”, ka deklaruar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: