Ndeshja mes Shqipërisë dhe Spanjës ka tërhequr vëmendjen e gjithë mediave botërore. Ish-kampionët e botës dhe Europës do të zbresin në “Loro Boriçi” si favoritë absolutë të këtij takimi dhe të grupit kualifikues, por për çudi të të gjithëve, kryesuesit aktualë të grupit janë kuqezinjtë e De Biazit. Faqja e UEFA-s në internet i ka kushtuar një shkrim të shkurtër këtij takimi duke e reklamuar si një nga takimet që duhen ndjekur ditën e sotme, shkruan Panorama Sport.

“Ka kaluar një çerekshekulli që nga koha kur Emilio Butragenjo shënoi 4 gola në fitoren 9-0 të Spanjës kundër Shqipërisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e EURO 1992. Ajo është një nga 5 fitoret në 5 takime të Spanjës, që ka shënuar 24 gola dhe ka pësuar vetëm 2.

Megjithatë, Shqipëria e 2016-s nuk është një ekip i lehtë. Ende të freskët nga një debutim në finalet e Kampionatit Europian këtë verë, të besuarit e De Biazit kanë fituar 2 takimet e para të kualifikueseve, dhe janë ata, jo të mëdhenjtë spanjollë apo italianë, që kryesojnë grupin G”, shkruan UEFA.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: