UEFA hap dyert e stadiumeve por vetëm teorikisht pasi fjalën e fundit do ta kenë qeveritë e secilit shtet. Gjatë hedhjes së shorit për fazën e grupeve në Champions League, UEFA njoftoi se në të gjithë kompeticionet që ajo organizon, Champions, Europa League dhe Nations League do të hapen 30% të kapacitetit të stadiumit por në çdo rast fjalën e fundit do ta kenë qeveritë: “Do të lejohet hapja e stadiumit për tifozët deri në 30% të kapacitetit, vendim ky i marrë pas eksperimentet pozitiv që bënë në finalen e Superkupës së Europës ndërmjet Bayern Munich-Sevilla.

UEFA është e vetëdijshme që disa shtete do të lejojnë më pak se ky numër ose të vijojnë me dyer të mbyllura në varësi të situatës së COVID-19: “Ky është një hap përpara që në qendër vendos shëndetin e tifozëve dhe respekton ligjet e së cilit shtet. Përballemi me të njëjtin armik por çdo shtet ka një situatë të ndryshme, kjo normë mund ti lejoj të jenë më flesibël”, u shpreh presidenti Ceferin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: