Në shenjë solidariteti dhe respekti, UEFA i ka akordur titullin ‘’Ylli i ndeshjes’’ Kristian Eriksenit për sfidën Danimarkë-Finlandë.

Mesfushori pësoi atak kardiak pak para përfundimit të pjesës së parë dhe humbi ndjenjat në fushë. Të gjithë futbollistët u shokuan nga skena, teksa ndeshja rifilloi dhe atë e fitoi Finlanda.

Pavarësisht rezultatit pozitiv, finlandezët nuk festuan, por u bashkuan me danezët për të brohoritur në kor emrin e Kristian Eriksen i cili po kalonte momente të vështira për jetën.


Një mesazh të veçantë e ka dhënë edhe Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin i cili deklaroi ‘’Futbolli është një lojë e bukur dhe Kristian e luan atë bukur’’.

Po ashtu UEFA në veçanti i uron Eriksenit shërim sa më të shpejtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb