Ndeshja finale e Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid është shtyrë për 15 minuta. UEFA  ka marrë këtë vendim për  shkak se në stadiumin Stade De France ka disa tifozë që akoma nuk kanë hyrë brenda.

Takimi ishte programuar të luhej në orën 21.00, por do marrë jetë në orën 21.15. “Beteja” po pritet me padurim nga tifozët (80 mijë të pranishëm), ku pas pak orësh do mësojmë ekipin që do të  jetë në majën e Europës.

 

 

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb