Ende pa u zhvilluar finalet e kompeticioneve të këtij viti në Evropë, UEFA konfirmoi vendet se ku do të zhvillohen finalet për sezonin e ardhshëm.

Stadiumi Atatürk në Stamboll do të presë finalen e Champions League 2022/23. Ky stadium ishte vendosur edhe dy vite më parë, por për shkak të pandemisë, kaloi në Porto.

Ndërsa “Puskas Arena” në Budapest do të presë finalistët e Europa League. Më 7 qershor 2023 në “Eden Arena” të Pragës në Çeki do të zhvillohet finalja e Conference League. Një stadium me kapacitet 20800 vende, 1 mijë më pak se “Air Albania”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb