Në fillim të mbyllen kampionatet dhe Kupat, ndërsa më pas të luhet Kampionati Europian. Nëse nuk është zyrtare, pak mbetet nga konfirmimi i këtij varianti. UEFA do të vendosë sot se si do të proçedojë për të çuar deri në fund turnetë lokalë dhe ndërkombëtarë të futbollit, që janë ndërprerë për shkak të Coronavirus. Prioritet do t’I jepet kampionateve, kupave kombëtare dhe turneve ndërkombëtarë si Champions dhe Europa League.

Sede De La Uefa En Nyon Suiza
Sede De La Uefa En Nyon Suiza

Sipas skenarit, gjithmonë nëse përmirësohet edhe situata, ndeshjet duhet të luhen në verë. Kjo sjell shtyrjen e Euro 2020. Vështirë, që ky turne të luhet në dimër sipas një opsioni të përfolur ditët e fundit. Mundësia më e mirë është të zhvillohet verën e vitit të ardhshëm. UEFA do të diskitujë në video-konefrencat e programuara gjatë së martës me 55 federatat anëtare edhe skenarin më të keq. Pra, se si do të veprohet nëse futbolli do të mbetet në karantinë edhe muajt e ardhshëm. Një pikë e nxehtë ka të bëjë edhe me kontratat e lojtarëve që skadojnë në muajin qershor.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb