UEFA vendosi një afat për të mbyllur sezonin 2019-2020, 30 qershorin, jo vetëm kompeticionet europiane, Champions dhe Europa League por dhe kampionatet nacionale, kupa dhe gjithçka tjetër. Nëse vendimi i marrë nga UEFA duhet të aplikohet me çdo kushtet, pa marrë parasysh se si do të evoluoj situata me koronavirus, klubet dhe ligat janë të detyruar ti nënshtrohet një turi asfiksues, një kalendari super të ngjeshur. Hartuesit e këtij plani në UEFA kanë marrë parasysh edhe opsioni që ndeshjet mund të luhen pa tifozë nëse situata nuk përmirësohet.

Corriere
Corriere

Në Itali, ku situata vijon të jetë alarmante, drejtuesit e Ligës, kanë përcaktuar një datë paraprake se kur mund të filloj futbolli në vend, 25 prill. Në bazë të projeksioneve, kjo shihet si data më e mundshme ku Italia mund të lirohet nga kthetrat e Covid-19, nëse dështon opsioni i parë, në tavolinë janë dhe tre data të tjera, 2, 9 dhe 16 maj. Nëse futbolli nis më 9 ose më 16 maj, do të jetë thuajse e pamundur që Italia të mbyll gjithçka brenda 30 qershorit pasi janë për tu zhvilluar 12 javë të rregullta dhe 4 javë për tu rikuperuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: