TIRANË

Kryetari i Bordit të Administrimit në Universitetin Europian të Tiranës, Henri Çili i pranishëm në rubrikën “Opinion” në News 24 foli për filozofinë e re të arsimit dhe se çfarë në vetvete ofron ky universitet për maturantët shqiptarë.

Ai tregoi se studentët në UET do të gjejnë mundësi të shumta studimi duke theksuar se UET tashmë është transformuar nga një institucion i arsimit të lartë privat i kufizuar ( me disa degë) në atë që ai e cilëson si polifunksional dhe me degë të reja. Sipas tij, këto alternativa dhe mundësitë e reja do t’i shërbejnë nevojave të tregut dhe studentëve do t’u krijohen kushte masimale për të vijuar të sigurtë drejt tregut të punës.

“Lajmi më i rëndësishëm është që nga pikëpamja ime edhe puna ime e përditshme është fakti që dje ka nisur plotësimi i portalit për maturantët shqiptarë, për rreth  40 mijë maturantë, të këtij vit , por edhe dhe viteve të tjera, ku në një sistem shumë konkurrues dhe me shumë oferta akademike matuarantët po zgjedhin për të katërtin vit radhazi me anë të sistemit të ri, ku janë të përfshirë të gjithë: universitetet private dhe ato publike.

Ky sistem i testuar në tre vitet e kaluara, është duke u kolauduar, ka problemet e tij dhe po testohet. Ne kemi idetë tona se si kjo duhet të jetë për të ruajtur idenë e planifikimit strategjik. Gjërat duhet të zënë vend si praktika të mira dhe eliminimin e gjërave të këqija. Ne kemi sot falë kësaj procedure, një sistem mjaft të besueshëm  për gjithçka  në krahasim seç kishim më parë.

UET sapo ka përmbyllur një proces 18 mujor transformim. Në 2017 UET u akreditua nga agjencia britanike me pikët maksimale. Fryma e re e universiteti është kalimi nga një universitet i kufizuar me disa degë në një universitet polifunksional me shumë degë dhe të zgjerohet në shumë degë të tjera që ka sot nevojë tregu”-tha mes tjerash Henri Çili.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb