Editori i njohur i revistës britanike “The Economist” Xan Smiley nderohet nga UET me titullin Doctor Honoris Causa. Z. Smiley rikthehet në Shqipëri pas 30 vitesh, teksa falënderoi Universitetin Europian të Tiranës për vlerësimin.

Rektori i Universitetit Europian të Tiranës, Tonin Gjuraj bëri me dije se për titullin doctor Honoris Causa ndaj Xan Smiley është marrë edhe miratimi i ministres së Arsimit dhe Sporteve.

Dekania e Fakultetit të Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale, në UET, Belina Budini u shpreh se dështimi i misioneve destabiliziuese ndaj regjimit diktatorial, në të cilat koloneli Smiley u angazhua, ishin edhe një nga pengjet e mëdha të jetës së tij, duke iu referuar kujtimeve të tij, botuar nga UET PRESS “Vitet Shqiptare 43-45.

Z. Smiley do të jetë një nga folësit kryesorë në konferencën shkencore ndërkombëtare, Ditët e Studimeve Shqiptare, që organizohet në UET, më 28 dhe 29 prill.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: