Eksporti i kafesë në shtetin e Afrikës Lindore, Uganda, vitin e kaluar është rritur në 515 milionë dollarë.

Autoriteti për Zhvillimin e Kafesë në Uganda (UCDA) njoftoi se eksporti i kafesë që ishte 436 milionë dollarë në vitin 2019, është rritur në 515 milionë dollarë në vitin 2020.

Më tej thuhet se eksporti i kafesë në Uganda ka shënuar rritje veçanërisht në vitet e fundit ndërsa kryesisht janë eksportuar llojet Arabica dhe Bugisu.

Nga UCDA thonë se Uganda është vendi që posedon kafen më të mirë pas Etiopisë dhe Kenias ndërsa 63 për qind e kafesë eksportohet në vendet evropiane.

Italia ndodhet në vendin e parë ndër vendet që importon më së shumti kafe nga Uganda. Pas Italisë, vijojnë Gjermania, Belgjika, Sudani dhe India.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb