Një fermer nga Uganda, i cili ka 102 fëmijë dhe 568 nipër e mbesa nga 12 gra, më në fund ka vendosur të ndalojë zgjerimin e familjes së tij.

67-vjeçari Moussa Hasahia u ka kërkuar tani grave të tij që të përdorin kontraceptivë në mënyrë që të blejnë ushqim për të ngrënë.

Siç tha ai “të ardhurat e mia po bëhen gjithnjë e më të vogla me kalimin e viteve për shkak të rritjes së kostos së jetesës dhe familja ime po bëhet më e madhe. Po martohesha njëra pas tjetrës. Si mund të jetë i kënaqur një mashkull me një grua”, tha ai për The Sun.

Hasahia dhe familja e tij jetojnë në Lusaka, Ugandë, ku poligamia është e ligjshme. Ai tha se të gjitha gratë e tij jetojnë në të njëjtën shtëpi, kështu që ai mund t’i “shikojë” ato, duke i penguar të shkojnë me burra të tjerë.

Gruaja e tij më e re, Zulaika, nënë e 11 fëmijëve, tha: “Nuk do të kem më fëmijë. E pashë situatën e keqe financiare dhe tani po marr pilula kontraceptive”.

Rreth një e treta e fëmijëve të Hasahisë, të moshës ndërmjet 6 dhe 51 vjeç, jetojnë me të në fermën e tij. Fëmija i tij i madh është 21 vjet më i madh se gruaja e tij më e vogël.

(Protothema/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb