TIRANE- Komisioni i Azhornimit të regjistrit, pranë Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë ka nxjerrë probleme në dokumentacionin e dosjes së disa prej infermierëve, duke rrezikuar shpalljen e pavlefshme të tyre. Për këtë arsye UISH njofton të gjithë këta profesionistë se do të duhet të ridorëzojnë një sërë dokumentesh, në mënyrë që t’u rinovohet dokumenti që iu mundëson ushtrimin e profesionit.

Kështu, të gjithë ata infermierë, të cilët kanë lejet e ushtrimit të profesionit me kodet, të cilat “Gazeta Shqiptare” i publikon në tabelën bashkëngjitur këtij shkrimi, do të duhet të paraqiten pranë zyrave të UISH në Tiranë. Ata duhet të kenë me vete lejen përkatëse, diplomën, kartën e identitetit dhe librezën e punës.

Gjithashtu, Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë bën me dije se duke filluar nga dita e sotme, të gjithë ata infermierë që iu korrespondon kodi i lejes me numrat e publikuar, kanë afat 30 ditë për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm. Pas përfundimit të këtij afati, këto leje do të shpallen të pavlefshme e për pasojë profesionistët nuk do të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: