KOSOVË

Kreu i PSD, Dardan Molliqajt ka cituar Albin Kurtin duke thënë se ajo ccfarë po ndodh sot është një ujdi monarkësh.

Këto fjalë Kurti i tha 10 ditë më parë kur LDK i kërkoi të dorëzonte kryeparlamentarin, dhe e quajti ofertën e LDK ujdi monarkësh, por tashmë Kurti vërtet e ka dorëzuar kurse Molliqaj thotë se ai nuk sjell dot ndryshim.

Sipas kreut të PSD, Kurti dhe Mustafa do të përsërisin marrëveshjet që kanë bërë paraardhësit e tyre edhe pse si populistë kritikojë korrupsionin dhe marrëveshjet e dëmshme, por në fund nuk kanë dallim me ta.

 

 

STATUSI I DARDAN MOLLIQAJT

 

Ujdi monarkësh

Kurti, në letrën dërguar Mustafës 10 ditë më parë, e quajti “ujdi monarkësh” e “ogur fatkeq” largimin e Konjufcës nga Kryetari i Kuvendit.

Pikërisht këto fjalë sot, sipas raportimeve në media, i gëlltiti Kurti teksa arrinë marrëveshje me Mustafën. Ai po sillet si monark, me fjalë të veta, po delegjitimon institucionet demokratike me ujdinë e tij monarkiste dhe po bën kurban Konjufcën me të vetmin qëllim që të vij në pushtet.

 

Populistët që vijnë në qeveri kanë një të përbashkët me elitat politike që i kritikojnë për korrupsion dhe marrëveshje të dëmshme. Në fund, ata arrijnë marrëveshje të njëjta si paraardhësit e tyre e gjithmonë arsyetohen me qëllimin e tyre dashamirë. Popullistët duke thënë për të mirën e popullit e elitat politike për të mirën e shtetit.

Popullistët si Kurti me elitat politike si paraardhësit e tij në pushtet nuk kanë dallim në qëllimet e tyre. Këta, teksa i ndryshojnë fjalët për më pak se 10 ditë, nuk sjellin ndryshim por vetëm stagnim.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb