TIRANË

Kryeministri Rama iu është rikthyer premtimeve pas fushatës elektorale të vitit 2013. Në 2017, fushata e Ramës për mandatin e dytë u karaketrizua vetëm nga batutat për tepsinë dhe timonin që ua kërkoi shqiptarëve t’i kishte pa LSI-në.

Por teksa kërkon mandatin e tretë, Kryeministri Rama premton sot pas tetë vitesh në pushtet 24 orë ujë të pjshëm për zonat urbane në 61 bashkitë. Po çfarë premton Rama tani dhe cfarë u thoshte qytetarëve për ujin e pijshëm në qershorin e para 8 viteve?

Kryeministri i sugjeronte paraardhësit të tij, Sali Berisha që të kërkonte falje për atë që nuk kishte realizuar gjatë 8 viteve në pushtet. Madje sipas tij, turp që shqiptarët nuk kishin ujë pas 20 vitesh tranzicion.

Por kanë kaluar dy mandate kur ai vetë drejton Qeverinë dhe tani ka një standard tjetër. Nëse kundërshtari duhej të kërkonte falje para 8 vitesh, për vete premton e ripremton ujë të pijshëm 24 orë. Por çfarë bilanci paraqet Kryeministri tani dhe për cfarë ishte zotuar në 2013?

Çështja e ujit të pijshëm është mjaft e prekshme për qytetarët e vendit. Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë, për pasuri ujore, dhe fakti është se shqiptarët nuk kanë uji edhe në vitin 2021. Edhe pse kanë kaluar rreth 30 vite nga 1990-ta, partitë politike çdo katër vite premtojnë ende, 24 ore ujë të pijshëm për familjet shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb