Një nga banorët e prekur nga tërmeti, nga Thumana ka treguar momentet e tmerrit, kur pallati ku ai jetonte u shemb.

Banori në një intervistë dhënë për gazetaren Klodiana Lala në emisionin “Real Story” në “News 24” tregoi sesi ndërroi jetë kushëriri i tij Saimir Greku.

“Saimir Greku vetëm bërtiste dhe thoshte ujë e dhimbje. Ne i thoshim po vijmë e asgjë më tepër se nuk kishim çfarë t’i thoshim tjetër. I thamë duro se po vijmë tek ty dhe përfundimisht e nxorëm të gjallë. Dhe të dëmtuar totalisht, me këmbë të thyera. E mori ambulanca dhe morëm vesh se në orën 7 të mëngjesit ai ka ndërruar jetë.

Ujë nuk i dhamë dot, thjesht spërkatje mos ta mbysim me tym, me thërrime hiri se nuk kishim çfarë t’i jepnim për momentin. I ka bërë gjilpërë mjeku i Spitalit të Krujës për ndihmë dhe asgjë më shumë. Ambulanca pastaj e mori me vete në Tiranë. Ngjante dëmtimi si vullkan. Gjithcka ishte zhurmë, dëgjohej ndihmë, ndihmë. Të gjithë kërkonin ndihmë për veten e vet, të gjithë banorët e Thumanës. Forcat e Fushë Krujës erdhën shumë shpejt”, deklaroi banori.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb